Humbi të birin në aksidentin e Tempit, shqiptari Pano Ruçi akuza autoriteteve greke: Nuk ka as mjekë ligjor për procesin e zhvarrimit
Nuk ka as mjekë ligjorë dhe as laboratorë për analizat e nevojshme, tha shqiptari Pano Ruçi në lidhje me zhvarrimin e të birit në Greqi, proces që e kërkoi vetë dhe e fitoi pas disa javësh në grevë dhe protestë para Parlamentit. Babai i të riut denis Ruçi, që ishte një nga viktimat e aksidentit hekurudhor të Tempit tre vite më parë, komentoi vendimin për shtyrjen e zhvarrosjes së trupit të djalit të tij, duke folur në televizionin ANT1 dhe në emisionin “Mirëmëngjes Greqi”, ku e ftuar ishte edhe avokatja e të afërmve të viktimave të Tempit, Mary Hadjikonstantinou. Panos Ruçi deklaroi se “vendimi u njoftua vonë pasditen e së martës”, duke pretenduar se “nuk kishte afat kohor për veprim”, ndërsa foli për procedurat që...
Burimi:
syri.net