Humbi kontrollin mbi automjetin dhe doli nga rruga, ndërron jetë 34-vjeçari në Tropojë! Në gjendje të rëndë pasagjeri

Humbi kontrollin mbi automjetin dhe doli nga rruga, ndërron jetë 34-vjeçari në Tropojë! Në gjendje të rëndë pasagjeri

Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar sonte rreth orës 19:30 në aksin rrugor “Bajram Curri – Qafë Morinë. Shoferi 34-vjeçar ndërroi jetë pasi humbi kontrollin mbi automjetin, teksa pasagjeri 38-vjeç ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. “Rreth orës 19:30, në aksin rrugor “Bajram Curri – Qafë Morinë”, në vendin e quajtur Kasaj, automjeti me drejtues shtetasin I. K., 34 vjeç, banues në Tropojë, i cili udhëtonte së bashku me shtetasin R. D., 38 vjeç, ka humbur kontrollin e automjetit dhe, për pasojë, ka dalë nga rruga. Si pasojë, ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit, ndërsa pasagjeri po merr asistencë mjekësore dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore“, njoftoi sot policia. Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./vizionplus.tv