Humbi jetën gjatë punës elektricisti 27-vjeçar, rrëfimi i fqinjit: Punonte në kushte të vështira
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Rrilë, në Lezhë, ku një punonjës i OSHEE ka humbur jetën gjatë kryerjes së detyrës. Sipas informacioneve të policisë, elektricisti 27-vjeçar M.P. ka rënë në kontakt me energjinë elektrike teksa po punonte për riparimin e një defekti, duke pësuar dëmtime fatale. Në një lidhje të drejtpërdrejtë me studion e emisionit “Në Kohë Reale” në RTSH1, fqinji i viktimës, Alfons Tashaj, rrëfeu rrethanat e ngjarjes dhe kushtet në të cilat po punonte i riu. Sipas tij, 27-vjeçari kishte rreth një vit e gjysmë që kishte nisur punë si elektricist, pasi kishte përfunduar shkollën përkatëse. Ai u përshkrua si një djalë punëtor dhe i përkushtuar ndaj komunitetit. “Kishte rreth një vit e gjysmë që kishte filluar punë...
Burimi:
javanews.al