Hoxha zbardh kasetën e “21 Janarit” që çoi në SPAK: Dëgjoje me veshët e tu kush e bëri vrasjen
Gazetari Artan Hoxha ka folur për Euronews Albania, në edicionin informativ me Thimi Samarxhiun, rreth çështjes hetimore të 21 Janarit dhe dëshmisë së tij në SPAK. Hoxha ka thënë se ka dorëzuar origjinalin në SPAK, edhe pse, sipas tij, me një farë meraku, duke qenë se shpesh materialet janë zhdukur ose humbur. “Origjinalet nuk i kam dorëzuar për shkak të skepticizmit që kam unë, pasi kam konstatuar në jo pak raste që prova determinante janë harruar ose janë zhdukur diku dhe e kanë humbur vlerën. Meqenëse po aludohej në rastin konkret që kaseta të ishte jo origjinale, në fakt, mesa di unë, ajo nuk ka shkuar për ekspertim. Së pari, laboratori që kemi ne nuk eksperton kasetofonët e dikurshëm, do të thotë që nuk e kemi këtë teknologji, ndërsa inteligjenca artificiale ka hyrë...
Burimi:
javanews.al