Hodhi inerte në trotuar, procedohet penalisht 33-vjeçari në Vlorë

Hodhi inerte në trotuar, procedohet penalisht 33-vjeçari në Vlorë

Një 33-vjeçar është proceduar penalisht pasi hodhi mbetje inerte në trotuar, duke ndotur mjedisin dhe duke penguar lëvizjen e lirë të këmbësorëve. Rasti u evidentua nga strukturat e Policisë së Vlorës gjatë monitorimit të territorit, në kuadër të kontrolleve për garantimin e rendit dhe parandalimin e paligjshmërive. Pas verifikimeve në terren, u procedua penalisht shtetasi A. A., banues në Vlorë. Sipas policisë, ai kishte kryer punime rikonstruktimi në banesën e tij dhe më pas kishte hedhur inertet në hapësirën publike, duke rrezikuar sigurinë dhe qarkullimin e qytetarëve. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë për veprën penale “Menaxhimi i mbetjeve”, të parashikuar nga neni 201/a i Kodit Penal. Paralelisht, Policia Bashkiake Vlorë e ka ndëshkuar 33-vjeçarin edhe me një gjobë...