Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Hodhën molotovë para Kryeministrisë, Prokuroria e kërkon detyrim paraqitje për 4 militantët e PD
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar detyrim paraqitje për 4 të arrestuarit pas protestës së Partisë Demokratike dy ditë më parë përpara Kryeministrisë. Ata u arrestuan pasi akuzohen se kanë hedhur lëndë djegëse dhe kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë. Përveç katër të arrestuarve u proceduan penalisht edhe 7 persona, mes tyre përfaqësuesi organizativ i Partisë Demokratike që zhvilloi tubimin, Ervin Minarolli. “Hodhën lëndë djegëse (molotovë) dhe kundërshtuan punonjësit e Policisë, gjatë tubimit të zhvilluar dje, identifikohen 11 shtetas. Arrestohen 4 prej tyre, procedohen penalisht 7 të tjerët. Procedohet penalisht dhe përfaqësuesi organizativ i subjektit politik që zhvilloi tubimin, pasi nuk ka zbatuar detyrimet për identifikimin e personave përgjegjës për mbarëvajtjen e tubimit, në bazë të ligjit Nr. 8773, “Për tubimet”, neni 10″, theksoi në njoftimin e...