Hodhën molotovë në protestën e Berishës, Policia: Kemi arrestuar 15 persona
Policia e Shtetit ka vënën në pranga 15 persona të cilët hodhën molotovë në protestën e opozitës, të zhvilluar mbrëmjen e djeshme, ndërsa 9 të tjerë janë proceduar. Sipas Policisë disa protestues kanë hedhur molotovë dhe kanë kundërshtuar e goditur efektivët. Si pasojë, 6 punonjës policie mbetën të lënduar, por jashtë rrezikut për jetën, ndërsa u dëmtuan disa objekte, u dogjën kosha mbeturinash dhe një automjet policie. Njoftimi i policisë Tiranë Hodhën lëndë djegëse (molotovë) dhe kundërshtuan dhe goditën punonjësit e Policisë, gjatë tubimit të zhvilluar dje, identifikohen 24 shtetas. Arrestohen 15 prej tyre dhe procedohen penalisht 9 prej tyre. Gjatë tubimit u dëmtuan 6 punonjës policie. Më datë 22.03.2026, rreth orës 18:00, gjatë zhvillimit të tubimit të organizuar nga subjekti politik Partia Demokratike, disa...
Burimi:
javanews.al