Burimi:
kohajone.com
Foto © kohajone.com
Hodhën molotovë drejt Kryeministrisë, Gjykata jep vendimin për protestuesit
Kronikë E Mërkurë, 24 Dhjetor 2025 13:46 Katër protestues të Partisë Demokratike, të arrestuar gjatë protestës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në kryeqytet, do të paraqiten me detyrim para autoriteteve. Këtë masë e ka kërkuar prokuroria e kryeqytetit, ndërsa autoritetet kanë vendosur që të mos i mbajnë ata në paraburgim, por të monitorohen nëpërmjet detyrimit për t’u paraqitur rregullisht pranë organeve të drejtësisë. Ngjarja ndodhi gjatë protestës së organizuar nga PD-ja, ku qytetarët u mblodhën për të shprehur pakënaqësinë ndaj skandaleve të qeverisë.