Hetimi për shqiptarin nga Saranda çon në gjobitjen me gjysmë milionë euro për Louis Vuitton
Prokurorët kanë gjobitur degën holandeze të markës luksoze Louis Vuitton me 500,000 euro për shkelje të Aktit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimin e Terrorizmit. Louis Vuitton BV doli si e dyshuar gjatë një hetimi më të gjerë për pastrim parash të udhëhequr nga Zyra e Prokurorit Publik Kombëtar. Gjatë një periudhe të zgjatur, kompania nuk i kontrolloi siç duhet identitetet e klientëve që kryenin vazhdimisht blerje të mëdha me para në dorë. “Çështja po zgjidhet nëpërmjet një urdhri penal për të lehtësuar presionin mbi kapacitetin e kufizuar të sallës së gjyqit në Gjykatën e Qarkut të Roterdamit”, thanë prokurorët në një deklaratë. Hetimi fillon nga një rast që përfshin një të dënuar të botës së krimit, 55-vjeçarin shqiptar nga Saranda, Thanas Bako,...
Burimi:
javanews.al