Hetimi ndaj Belinda Ballukut/ 80 celularë dhe pajisje kompjuterike dorëzohen për ekspertim në laboratorin e SPAK
Pas vendimit të GJKKO, që i dha dritën jeshile SPAK-ut për të këqyrur celularët dhe pajisjet kompjuterike të sekuestruara në muajt dhjetor dhe janar, në kuadër të hetimeve ndaj Belinda Ballukut, 80 celularë dhe pajisje kompjuterike janë dorëzuar për ekspertim në Prokurorinë e Posaçme. Burime pranë këtij institucionit konfirmojnë për gazetaren Klodiana Lala se bëhet fjalë për 80 pajisje në total, pasi kanë dyshime të arsyeshme se mund të sigurojnë të dhëna të tjera kundër ish zëvendës kryeministres dhe ish ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, e cila po hetohet për paracaktim të tenderave në vlera miliona euro. Në kërkesën dërguar Gjykatës së Posaçme, prokurorët argumentojnë se këqyrja e pajisjeve duhet lejuar pasi kanë dyshime se ish zyrtarët e ministrisë dhe biznesmenët që i janë nënshtruar...
Burimi:
syri.net