Henrik Hoxhaj rrëfen vrasjet, të tjera dëshmi në procesin gjyqësor për dosjen “Plumbi i Artë”
Vrasje, hakmarrje dhe prishje e pazareve mes bandave rivale ishin sërish në dokus të seancës së radhës për dosjen ‘Plumbi i Artë’ në Gjykatën e Posaçme. Këtë të martë ai që ka sjellë dëshmi tronditëse ishte sërish Henrik Hoxhaj. I penduari i drejtësisë fillimisht ka folur për për njohjen e tij me Nuredin Dumanin, të cilin sqaroi se e kishte takuar tek ditëlindja e Festim Qolit në vitin 2020 dhe më pas shkëmbyen numrat e telefonit. “Njihem me Nuredin Dumanin. Jam njohur tek ditëlindja e Festim Qolit në vitin 2020. Aty jemi njohur, duke ngrënë, duke pirë. Kemi shkëmbyer numrat. Disa muaj më vonë u takuam. Nuredini ishte i interesuar për të më takuar. Nuk e mbaj mend, por më duket se kemi komunikuar me...
Burimi:
vizionplus.tv