“He mo Çim a do vish te burgu?”, zbardhen bisedat mes policit të paraburgimit në Elbasan dhe shpërndarëses së drogës
Tre persona u arrestuan nga policia pasi akuzohen se fusnin lëndë narkotike brenda ambienteve të burgut të Elbasanit. Në pranga u vunë punonjësi i policisë, Ndriçim Kroi, i paraburgosuri Gerald Stamolla, dhe një grua, familjare e këtij të fundit, Esmeralda Komici. Në dosjen hetimore të publikuar në media, janë zbardhur bisedat telefonike mes efektivit të policisë, Ndriçim Kroj, bashkëshortes së tij, Majlinda, dhe shpërndarëses së drogës nga Tirana, Esmeralda Komici, e cila siguronte lëndën narkotike për të paraburgosurit në Elbasan. Esmeralda Komici flet në mënyrë të vazhdueshme në telefon me efektivin Ndriçim Kroj, herë me telefonin e tij dhe herë me telefonin e bashkëshortes, duke u koordinuar për të marrë mallin dhe për ta futur në qeli. Esmeralda i kërkon që të takohen në burg,...
Burimi:
javanews.al