“Guns”, lëviznin me armë pa leje, arrestohen dy persona në Fier (EMRAT)

“Guns”, lëviznin me armë pa leje, arrestohen dy persona në Fier (EMRAT)

Në vijim të punës për goditjen e armëmbajtjes pa leje dhe identifikimin e personave që qarkullojnë të armatosur, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, bazuar në informacionet e siguruara, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Guns”. Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit Jetar Bajaziti , 41 vjeç, dhe  Alessio Llupi, 21 vjeç, të dy banues në Fier. Gjatë kontrollit të automjetit që drejtonte shtetasi Jetar Bajaziti, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri tip pistoletë, me 5 fishekë në krehër. Më pas, gjatë kontrollit të një servisi në pronësi të shtetasit Jetar Bajaziti, u gjet dhe u sekuestrua një armë sportive tip pushkë ajrore. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i...