Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
Grupi i drogës përpara Gjykatës, 22 persona u prangosën për prodhim e shpërndarje të lëndëve narkotike në Tiranë
22 personat që janë arrestuar të mërkurën në Tiranë për drogë kanë dalë përpara Gjykatës penale të kryeqytetit. Ata ranë në grackën e ngritur nga Policia e Tiranës, ku përmes blerjeve të simuluara është provuar me prova e fakte përfshirja e tyre në prodhim dhe shitje lëndësh narkotike. Shpërndarja e drogës ishte e shtrirë në të gjithë Tiranën, ndërsa mes të arrestuarve bën pjesë një ish-ushtarak, Dylber Aliaj. Në dosjen e siguruar nga Vizion Plus, është dokumentuar aktiviteti kriminal i këtij të fundit. Ka qenë një bashkëpunëtor me emrin Astrit ai që nxori zbuluar ish-ushtarakun. Bashkëpunëtori e pyet nëse është ndopak e mirë ose jo duke iu referuar kokainës. Ai i përgjigjet se jo vetëm që është i mirë, por e konsumon edhe vetë. Droga...