Greqi/ Sulm me armë në Athinë, plagosen pronari shqiptar i një restoranti dhe djali i tij
Një incident i përgjakshëm ndodhi në orët e para të së hënës në Agios Dimitrios në Athinë, ku u plagos pronari i një restoranti suvlaki, 70-vjeçar, dhe djali i tij, 39-vjeçar. Sipas informacionit zyrtar, tre persona mbërritën me makinë në orën 2:40 në biznesin që ndodhet në rrugën Agoniston Polytechneiou dhe qëlluan me armë ndaj pronarit dhe djalit të tij. Pronari 70-vjeçar, me origjinë nga Shqipëria, u plagos në këmbë, ndërsa djali i tij u plagos në kofshë dhe pulpë. Oficerët e policisë që mbërritën në vendngjarje gjetën dhe mblodhën katër gëzhoja. Pas të shtënave, tre autorët u larguan me makinë në drejtim të paditur. Hetimin e rastit e ka marrë përsipër FBI-ja greke.
Burimi:
ntv.al