Greqi, goditet grupi i drogës, mes tyre edhe këngëtari 30-vjeçar nga Tepelena (EMRI)

Greqi, goditet grupi i drogës, mes tyre edhe këngëtari 30-vjeçar nga Tepelena (EMRI)

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e së cilës ishin aktivë në trafikimin e sasive të konsiderueshme të marijuanës dhe hashashit cokollatë në Athinë. Në këtë rast, në orët e pasdites dhe të mbrëmjes së së martës, më 16 dhjetor 2025, në zona të ndryshme të Athinës, oficerët e policisë nga Nëndrejtoria e Narkotikëve arrestuan 4 anëtarë të organizatës, 2 shqiptarë të moshës 55 dhe 30 vjeç dhe 2 grekë të moshës 22 dhe 30 vjeç, të cilët u kapën duke poseduar sasi të lëndëve narkotike për trafikim. 30-vjecari i arrestuar është shtetasi Kostandinos Jorgji nga Tepelena, i njohur me emrin artistik “For3al”. Ai rezulton këngëtar i llojit trapper në Greqi. 22-vjeçari grek, në përpjekje për të...