Grabiti pikën e këmbimit valutor, autori: E kisha planifikuar me kohë, kam borxhe
Autori i grabitjes me armë në një pikë këmbimi valutor në zonën e “5 Majit”, Luan Maçi, fillimisht i mohoi akuzat gjatë marrjes në pyetje nga policia, duke pretenduar se nuk kishte lidhje me grabitjen e rreth 300 mijë lekëve. Megjithatë, hetimet e efektivëve të Komisariatit nr. 4 zbuluan prova të rëndësishme që e implikonin në ngjarje. Në banesën e tij u gjetën rrobat që dyshohet se kishte përdorur gjatë grabitjes, si dhe një brisk rroje të fshehur brenda në lavatriçe. Përballë këtyre provave, Maçi ndryshoi qëndrim dhe pranoi se ishte ai autori i grabitjes, duke treguar edhe arsyet dhe mënyrën se si e kishte planifikuar. Sipas dëshmisë së tij, grabitja ishte menduar më herët, por ishte shtyrë për shkak të frikës pas një grabitjeje tjetër me armë në...
Burimi:
opinion.al