Grabiti nën kërcënimin e çekiçit para në një institucion financiar, arrestohet pas dy ditësh 27-vjeçari (EMRI)

Grabiti nën kërcënimin e çekiçit para në një institucion financiar, arrestohet pas dy ditësh 27-vjeçari (EMRI)

Kapet dhe vihet në pranga pas dy ditësh autori i grabitjes së një institucioni financiar në Shkodër. 27-vjeçari Gjionata Kola hyri brenda ambienteve të institucionit dhe duke kërcënuar punonjësit me çekiç arriti që të merrte 143 500 lekë. Ndaj tij rëndon akuza e vjedhjes me dhunë. “Ky shtetas dyshohet se më datë 24.01.2026, në lagjen “Vojo Kushi”, ka hyrë në ambientet e një institucioni financiar dhe duke kanosur punonjësit, me mjet të fortë (çekiç), ka vjedhur 143 500 lekë. “, njoftoi policia. Njoftimi i plotë: Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 27-vjeçari që vodhi një shumë parash në një institucion financiar, duke kanosur punonjësit, me mjet të fortë (çekiç), 2 ditë më parë. Si rezulat i hetimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve...