Grabiti exchange-in te “5 Maji” me pistoletë dhe kapuç, arrestohet 42-vjeçari
Pak më shumë se shtatë orë zgjati arratia e autorit të grabitjes së këmbimit valutor në një qendër tregtare në zonën e “5 Majit” në Tiranë. Siç raporton Klan News, policia vendosi në pranga një person me iniciale L.D. I veshur me të zeza, kapuç në kokë dhe maskë në fytyrë ai hyri gjatë mëngjesit të sotëm, 5 mars, në pikën e këmbimit valutor dhe kërcënoi punonjësen me një send, në dukje, një pistoletë. Pas kësaj u largua me shpejtësi dhe u zhduk në rrugët e zonës me një motor. Por itinerari i tij është filmuar nga kamerat e shumta të sigurisë, që siç duket kanë ndihmuar në zbardhjen e krimit. Dyshohet se autori ka vjedhur nga pika në fjalë rreth 1.2 milionë lekë të...
Burimi:
javanews.al