Grabiti bankën, gjykata lë në burg autorin Bardhyl Fusha

Grabiti bankën, gjykata lë në burg autorin Bardhyl Fusha

Gjykata ka lënë në masën e sigurisë arrest me burg, Bardhyl Fushën, autorin e grabitjes së fililalit Fibank në Tiranë.  LEXO EDHE: 'Kam 70 mln lekë borxhe'- Detaje nga grabitja e bankës, autori: Armën e kam që prej viti 1997 Avokati mbrojtës, ka kërkuar caktimin e një mase sigurimi më të butë se “arrest në burg”, duke qenë se, sipas tij nuk ekziston rrezik arratisjeje apo përsëritjeje, por kjo kërkesë nuk u mor parasysh. Po ashtu, avokati ka kërkuar Kryerjen e një ekspertimi psikologjik/psikiatrik për të vlerësuar gjendjen mendore të tij në momentin e ngjarjes. Fjala e mbrojtësit ligjor, avokatit Mirash Ndoci: Në cilësinë e mbrojtësit ligjor të shtetasit Bardhyl Fusha, ndjej detyrimin të sqaroj opinionin publik lidhur me rrethanat e ngjarjes dhe qëndrimin e mbrojtjes....