Grabiti 3 milionë lekë në exchange, del videoja kur autori me armë në dorë kërcënon punonjësen
Ky që shihni në foto është 42-vjeçari Luan Maçi, i cili këtë të enjte grabiti rreth 3 milionë lekë në një “Exchange” te zona e 5 Majit. Lexo edhe :Related Posts Nga pamjet e siguruara nga Vizion Plus, autori shihet i veshur me të zeza, kapuç në kokë dhe maskë në fytyrë. Ai hyri gjatë mëngjesit të sotëm, në pikën e këmbimit valutor dhe kërcënoi punonjësen me pistoletë. Sipas njoftimit zyrtar, 42-vjeçari është arrestuar nga policia. Gjithashtu është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë, një pjesë e shumës së parave të vjedhura dhe veshja e përdorur gjatë kryerjes së vjedhjes. NJOFTIMI: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një rast vjedhjeje, në rrugën “5 Maji”, kanë organizuar në drejtimin e...
Burimi:
vizionplus.tv