Grabiti 3 milionë lekë me armë në një këmbim valutor, publikohen pamje të reja nga vjedhja në ‘5 Maj’
Janë publikuar pamje të reja nga vjedhja e kryer nga shtetasi Luan Maci 42-vjeç, në zonën “5 Maji” ditën e sotme. Nga pamjet e publikuara, Maci ka kërcënuar arkëtaren me armë zjarri për të marrë paratë, ku shihet se një pjesë e tyre i kanë rënë në tokë gjatë momentit të grabitjes. Ngjarja ka ndodhur në një dyqan këmbimi valutor brenda një qendre tregtare, ku 42-vjeçari dyshohet se, nën kërcënimin e një pistolete, ka marrë rreth 3 milionë lekë. Pas identifikimit të tij, ai është lokalizuar dhe arrestuar. Gjatë veprimeve të kryera janë sekuestruar arma e zjarrit pistoletë, një pjesë e shumës së parave të vjedhura si edhe veshja që dyshohet se është përdorur gjatë kryerjes së grabitjes. 42-vjeçari rezulton gjithashtu me precedent penal për...
Burimi:
syri.net