Goditi babain, arrestohet 32-vjeçari në Pogradec

Goditi babain, arrestohet 32-vjeçari në Pogradec

Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia në Pogradec. Blutë njoftojnë se i riu akuzohet për dhunë në familje, pasi ka goditur babain e tij. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin D. R., 32 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij”, njofton policia. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv