Goditet me grushte dhe sende të forta, 48-vjeçari përfundon në Spital, arrestohet autori
Goditet me grushte dhe sende të forta, 48-vjeçari përfundon në Spital, arrestohet autori Policia njofton se specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda pranë Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin G. P., 41 vjeç, banues në Sarandë, i dyshuar për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Sipas njoftimit zyrtar, arrestimi u krye pasi, gjatë ditës së djeshme, në vijim të një konflikti për motive të dobëta, 41-vjeçari ka goditur me grushte dhe sende të forta shtetasin G. M., 48 vjeç, banues në Konispol. I dëmtuari ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe po merr trajtim në Spitalin e Traumës. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.
Burimi:
shkodraweb.com