Goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri, arrestohen 3 persona, 1 tjetër shpallet në kërkim (EMRAT)
Si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, gjatë 3 muajve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, është organizuar në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Tiranë dhe është finalizuar operacioni i koduar “Anëtarët”. Në kuadër të këtij operacioni u vunë në pranga shtetasit: – Ilir Zyberi 55 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vrasje; -Artur Brahimaj, 63 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe për mashtrim; Artur Rushiti., 46 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për plagosje të rëndë me dashje. Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi E. S., 28 vjeç. Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë...
Burimi:
vizionplus.tv