Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Goditet banda e shqiptarëve në Britaninë e Madhe! Grabitën çanta firmato e ora të shtrenjta, vlera e sendeve të vjedhura mbi 1 milion paund (EMRAT)
Pesë shqiptarë dhe një britanike kanë pranuar rolin e tyre në një seri vjedhjesh në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, të cilat ndodhën në Worcestershire të Veriut. Endrit Nikolli, 27 vjeç, Kristian Gropcaj, 30 vjeç, George Lleshaj, 31 vjeç, Krisjian Dedndreaj, 28 vjeç, dhe Sidorjan Lleshi, 26 vjeç, të gjithë u deklaruan fajtorë për komplot për vjedhje, gjatë seancave dëgjimore në Gjykatën e Kurorës në Chester më 28 nëntor 2025 dhe 6 janar. Jade Tubb, 33 vjeçe, gjithashtu u deklarua fajtore për konspiracion për të poseduar pasuri kriminale. Nikolli dhe Lleshi pranuan gjithashtu një akuzë tjetër për vjedhje me dhunë, në lidhje me dy vjedhje në Staffordshire në mars 2024 dhe dhjetor 2023. Ata futeshin në ambiente duke përdorur shkallë për të hyrë në dritaret dhe...