Godinat e reja të drejtësisë, Çela: Proces vizionar, por na duhet zgjidhje e përkohshme për nevojat aktuale
Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela ka vlerësuar nismën për ngritjen e Qendrës së Drejtësisë, një pol i ri urban i godinave të sistemit të drejtësisë, duke e konsideruar atë si vizionar dhe një zgjidhje afatgjatë. Në dëgjesën publike, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama, Çela tha se megjithatë nevojitet një zgjidhje e përkohshme për nevojat aktuale që kanë institucionet. Ai përmendi Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë, për të cilën tha se nuk do të mund të funksionojë dot normalisht brenda 2 apo 3 viteve të ardhshme. “Është një proces vizionar, mendoj se është zgjidhje afatgjatë dhe i përgjigjet pak a shumë atyre që janë nevojat tona, duke patur fleksibilitet edhe sa i përket rritjes organike të institucioneve. Shqetësimi im është që duke...
Burimi:
javanews.al