Gjyqi për dosjen ‘Plumbi i Artë’, Henrik Hoxhaj flet për porosinë e vrasjes së Sokol Sanxhaktarit.

Gjyqi për dosjen ‘Plumbi i Artë’, Henrik Hoxhaj flet për porosinë e vrasjes së Sokol Sanxhaktarit.

Një nga të pandehurit e dosjes së bujshme “Plumbi i artë”, Henrik Hoxhaj, që cilësohet edhe si ushtari i grupit të vrasësve me pagesë të të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani, ka rrëfyer sot në Gjykatën e Posaçme edhe për porosinë e vrasjes së Sokol Sanxhaktarit, dhëndrit të ish-kryebashkiakut të ndjerë të Elbasanit, Qazim Sejdini. “Ndërsa po përgatitesha për vrasjen e vëllezërve Haxhia, diskutuam me Nuredin Dumanin për një punë tjetër. Ai fliste në telefon gjithë kohën. Kishte ditëlindjen atë dite. Nuk e di me kë. Më tha për Sokol Sanxhaktarin”, dëshmoi i akuzuari teksa pyetej nga prokurorët e SPAK për rrethanat dhe dinamikën. Detaje që janë mësuar nga gazetari i Syri tv Fatjon Gjinaj. Prokurori e pyeti se “kush ishte i interesuar për të goditur Sokol...