Gjyqi ndaj Mediut/ Avokati kërkon përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka
Në GJKKO ku po mbahet seanca gjyqësore ndaj Fatmir Mediut, avokati mbrojtës ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka. Avokati Henrik Ligori citoi një vendim të Gjykatës së Lartë të korrikut 2025, ku gjyqtari i seancës paraprake ka papajtueshmëri për të shqyrtuar çështjen e themelit, informon gazetari i Syri Tv, Fatjon Gjinaj ndërsa zbardh pjesë nga debati. Henrik Ligori: “Nëse do të shqyrtohet nga ju çështja, mund të kthehet sërish. Ne kërkojmë përjashtimin tuaj nga ky gjykim.” Irena Gjoka: “Ju e keni marrë një kërkesë timen për heqje dorë nga ky gjykim?” Henrik Ligori: “Po, jemi njohur.” Arben Kraja: “Ne nuk kemi ndonjë qëndrim.”
Burimi:
syri.net