Gjykata liron 4 protestuesit, 2 prej tyre: Jemi anëtarë të PS…

Gjykata liron 4 protestuesit, 2 prej tyre: Jemi anëtarë të PS…

Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia duke lënë në masë sigurimi ‘Detyrim Paraqitje’, katër protestuesit e arrestuar nga Policia në protestën e 28 shkurtit. Seanca ka përfunduar pak çaste më parë, ndërsa të arrestuarit janë përfaqësuar në gjyq nga vokatja Adriana Kalaja. Ata do të paraqiten dy herë në muaj pranë institucionit të drejtësisë, ndërsa dy prej të arrestuarve kanë deklaruar se nuk kanë qenë farë në protestë dhe se janë anëtarë të Partisë Socialiste.