Gjykata Kushtetuese publikon raportin për 2025: U regjistruan mbi 500 kërkesa

Gjykata Kushtetuese publikon raportin për 2025: U regjistruan mbi 500 kërkesa

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka publikuar sot në 18 mars raportin për punën e saj për vitin 2025. Në raport, tregohet me shifra puna e Kushtetueses. GJK shprehet se gjatë 2025-tës, janë regjistruar në total 501 kërkesa. Kjo do të thotë se ka një rritje prej 17 përqind të kërkesave të regjistruara, në raport me vitin 2024. Gjithashtu, 429 vendime janë arsyetuar, që janë 71 përqind në raport me numrin e kërkesave. Janë dhënë 85 vendime përfundimtare ose 20 përqind e vendimmarrjes. Po ashtu, janë marrë 316 vendimi moskalimi të Kolegjeve ose 74 përqind e vendimmarrjes. Gjithashtu, janë marrë 28 vendime moskalimi të Mbledhjes së Gjyqtarëve ose 6 përqind e vendimmarrjes. Gjykata Kushtetuese bën me dije se mesatarja e shqyrtimit të çështjeve për vendimet përfundimtare...