Gjykata e Tiranës heq sekuestron nga pronat e Elman Abules dhe Kristian Boçit

Gjykata e Tiranës heq sekuestron nga pronat e Elman Abules dhe Kristian Boçit

Gjykata e Apelit të Tiranës ka hequr sekuestron mbi pronat e dy biznsmenëve Elman Abule dhe Kristian Boçi, duke prishur vendimin e marrë nga gjykata e Tiranës më herët.  Në një komunikim zyrtar, thuhet se mbi bazën e ankimit që kanë bërë personat nën hetim, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka vendosur:  “Prishjen e vendimit dhe kthimin e çështjes për rigjykim me tjetër trup gjykues…”  Gjithashtu mbi bazën e rekursit të bërë nga të hetuarit, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ka vendosur “Mospranimin e rekursit…”  Më pas kërkesa e prokurorisë për vendosjen e sekuestros e kthyer për rigjykim i është caktuar me short elektronik gjyqtarit Altin Abdiu, i cili në zbatim dhe të orientimeve të vendimit të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë në përfundim të gjykimit në...