Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Gjykata e Elbasanit shpall të pafajshëm Donald Hoxhën, akuzohej për vrasjen e ish-efektivit të Krimeve
Gjykata e Elbasanit ka shpallur të pafajshëm Donald Hoxhën, i cili akuzohej nga prokuroria si autor i dyshuar i vrasjes së ish-efektivit të Krimeve, Roland Rexhepi, i njohur si “Doda”. Prokuroria pritet të ankimojë pafajësinë e dhënë ndaj Donald Hoxhës, i cili akuzohej për vrasje me paramendim, e kryer në bashkëpunim. Vrasja e ish-policit ‘Doda’ është një ndër ngjarjet e bujshme që ka nisur sagën e tmerrshme të vrasjeve në Elbasan në 2 dekadat e fundit. Për ekzekutimit e ish-efektivit të antidrogës, deri tani janë arrestuar 4 autorë, Marjus Tafa dhe Armando Llakaj, të dy të dënuar me 24 dhe 23 vite burg, Florind Shabani, i ekstraduar në fillim të janarit 2022 nga Gjermania, si dhe Donald Hoxha. Ndërkohë në kërkim rezulton Gëzim Ballën. Të pestë dyshohet se në bashkëpunim kanë ekzekurtuar ish-oficerin e krimeve. Si u vra Roland Rexhepi Ekzekutimi i ish-oficerit të Policisë, Roland Rexhepi u realizua mëngjesin e...