Gjykata dënon me 25 vite burg Isuf Hasën/ Vrau mikun që t’i vidhte paratë

Gjykata dënon me 25 vite burg Isuf Hasën/ Vrau mikun që t’i vidhte paratë

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka dënuar me 25 vite burgim të pandehurin Isuf Hasa, i cili vrau mikun e tij Xhemal Meta që ti vidhte një shumë parash. Ai u cilësua fajtor për akuzën “vjedhja me pasojë vdekjen”. Ngjarja ndodhi në fshatin Shëngjergj të Tiranës në datë 13 Janar 2025. Viktima humbi jetën si pasojë e dëmtimeve të forta në kokë, të cilat u shkaktuan nga mjete të forta si çekiçi.