GJKKO/ Sot nis gjyqi për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj

GJKKO/ Sot nis gjyqi për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj

Sot në orën 09:30 nis gjyqi për dosjen e Erion Veliaj për seancën e parë në themel. Kryesuese do të jetë gjyqtarja Ëngjëllushe Tahiri, ndërsa dy relatorët do të jenë Alma Kodraliu dhe Rudina Palloj. Më 9 shkurt, Gjykata e Posaçme vendosi të kalojë për gjykim dosjen në ngarkim të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa, si edhe 28 personave e shoqërive pjesë e së njëjtës dosje.  Kryebashkiaku i Tiranës ndodhet në arrest me burg që prej 10 shkurtit 2025, ndërsa SPAK e dërgoi kërkesën për ta kaluar dosjen për gjykim vetëm 5 muaj më parë. SPAK ka renditur ndaj Veliajt 13 akuza, të tilla si korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve në burg. Shumica e akuzave është ajo e korrupsionit pasiv e kryer në 9 raste,...