GJKKO rrëzon kërkesën e Metës për lirimin nga qelia: Avokatët hoqën dorë nga procesi
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka refuzuar kërkesën e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” me një masë më të lehtë sigurie. Në vendimin e shpallur këtë të premte, trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Irena Gjoka deklaroi të papranueshme kërkesën e paraqitur nga Meta, pasi avokatët e tij hoqën dorë nga shqyrtimi i saj. Sipas njoftimit zyrtar, kërkesa e regjistruar më 2 mars 2026 kishte për objekt zëvendësimin e masës së sigurisë, por gjykata vendosi ta rrëzonte për shkak të tërheqjes së përfaqësuesve ligjorë. Gjykata sqaron se palët kanë të drejtë të ankimojnë brenda pesë ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Burimi:
javanews.al