GJKKO pranon pjesërisht ankimin e Ardit Keros, kthen llogaritë e ish-drejtorit të financave në Bankers

GJKKO pranon pjesërisht ankimin e Ardit Keros, kthen llogaritë e ish-drejtorit të financave në Bankers

GJKKO ka pranuar pjesërisht ankimin e Ardit Keros, ish-drejtor i financave në “Bankers Petroleum Albania”. Me vendimin e ri, gjykata shfuqizon pjesërisht sekuestrimin e llogarive bankare të tij, duke urdhëruar kthimin e shumave monetare të bllokuara, ndërsa konfirmon pjesën tjetër të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Fierit. Njoftimi: Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Igerta Hysi, sot më datë 12.02.2026, disponoi për çështjen penale nr. 48 akti, datë 03.02.2026 regjistrimi, mbi ankimin e ankuesit A.K: “Ankim kundër vendimit Nr. 62-2025-4590 (1309), datë 13.08.2025, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, lidhur me kundërshtimin e vendimit të sekuestros”, si vijon: 1. Ndryshimin e vendimit Nr. 62-2025-4590 (1309),...