Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
GJKKO pranon kërkesën e SPAK, zgjaten hetimet për Bankers Petroleum
Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka zgjatur me 3 muaj afatet e hetimit për dosjen “Bankers Petroleum”, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme. Prokuroret Enkeleda Millonai dhe Anita Jella argumentuan se kjo zgjatje është e nevojshme për kryerjen e veprimeve të tjera hetimore, për shkak të kompleksitetit të çështjes ndërsa kërkesa u miratua nga gjyqtari Erion Çela. I vetmi që ndodhet në masën arrest në burg është CEO kinez i kompanisë, Hongping Xiao, ndërsa të gjithë të tjerët janë në masa më të buta, si arrest shtëpie. Hetimet lidhen me deklarime të dyshimta tatimore dhe shmangie të detyrimeve financiare për periudhën 2004–2024, duke shkaktuar dëm të konsiderueshëm financiar në buxhetin e shtetit. Sipas Prokurorisë, Bankers ka realizuar shitje dhe eksporte nafte...