GJKKO mbyll shqyrtimin paraprak të dosjes “Veliaj”, vendimi në 9 shkurt
Gjykata e Posaçme ka mbyllur shqyrtimin paraprak të dosjes “Veliaj”, ndërsa u tërhoq për vendim në seancën e 9 shkurtit në orën 12:00. Seanca u shty përtej afatit 5 ditor për shkak të kërkesës së Veliajt për përjashtim të gjyqtares, nëse e depoziton atë me shkrim. Veliaj ka pretenduar se avokatja Valentina Teodoresku nuk i garantonte mbrojtje efektive. Sipas tij, avokatja nuk e njeh dosjen dhe se edhe ai vetë nuk është njohur me të gjitha aktet e saj. Avokatja Teodoresku ka kërkuar kohë shtesë, duke pohuar se e ka takuar vetëm një herë në paraburgim Veliaj. Sipas saj, ajo ka qëndruar vetëm një orë, pasi aq mund ta priste taksia. Gjykata ka vendosur të kalojë në konkluzione përfundimtare. Avokati i Veliajt, Artan Gjermeni, është...
Burimi:
javanews.al