GJKKO lë në qeli Ilir Metën, avokati Cakrani: Gjykata e kapur peng

GJKKO lë në qeli Ilir Metën, avokati Cakrani: Gjykata e kapur peng

Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën e Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta për të ndryshuar masën e arrestit në burg ku ndodhet prej tetorit të vitit 2024. Pas seancës, avokati Kujtim Cakrani e cilësoi gjykatën si “të kapur peng” dhe “notere të prokurorisë”, teksa theksoi edhe shkeljet sa i takon afateve të paraburgimit. Në GJKKO u paraqit edhe Monika Kryemadhi, në zbatim të masës detyrim paraqitje.Meta i është drejtuar gjithashtu Gjykatës Kushtetuese, duke pretenduar se vendimet e tre shkallëve të gjyqësorit që vendosën kundër kërkesave të tij për ta liruar janë antikushtetuese dhe cënojnë Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut por ende nuk është caktuar datë për shqyrtimin e kësaj kërkese.