GJKKO i zbut masën, nxjerr nga qelia CEO-n e kompanisë Bankers Petroleum
Gjykata e Posaçme ka liruar nga qelia dhe ka vendosur masën “arrest shtëpie” për CEO-n kinez të kompanisë Bankers Petroleum, Hongping Xiao. Ai akuzohet për “krijimi i skemave mashtruese” lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar, “fshehje e të ardhurave”, “pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “shpërdorim detyre”, “moskryerje e detyrave nga organeve tatimore”, “korrupsion pasiv i zyrtarëve të lartë shtetëror ose të zgjedhurve vendor”, “grup i strukturuar kriminal” dhe “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”. Sipas prokurorisë, për 20 vite me radhë, kompania më e madhe e nxjerrjes së naftës në Shqipëri ka shmangur tatimet duke i shkaktuar miliona euro dëm buxhetit të shtetit. Aksioni në “Bankers Petrolium Albania” u krye nga Prokuroria e Fierit më 2 korrik, e cila...
Burimi:
kohajone.com