No Image Available

GJKKO i refuzoi 50 mijë eurot, Ilir Meta kërkon lirinë nga Gjykata e Lartë

Ish-Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i është drejtuar këtë të martë, 31 mars, Gjykatës së Lartë, me kërkesë lirimin e tij. Në rekursin e tij, të regjistruar sot, Meta ka kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg”. Kujtojmë se më 24 mars, ai ofroi një garanci prej 50 mijë eurosh në kërkim të lirimit të tij, por Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e rrëzoi këtë kërkesë të ish-kreut të shtetit, duke e lënë në burg. Meta akuzohet për tre vepra penale, të cilat iu komunikuan më 4 gusht 2025, sa i përket dosjes CEZ/DIA dhe lobimit në SHBA. Ai akuzohet për fshehje pasurie, pastrim parash dhe korrupsion. Ai ndodhet në paraburgim që prej tetorit të vitit 2024, ndërsa Kryemadhi është nën...