Gjirokastër/ 93-vjeçari plagos me kallashnikov 61-vjeçarin pas konfliktit për pronën, autori shoqërohet në polici
Një ngjarje me armë zjarri është regjistruar paraditen e sotme në fshatin Mashkullorë, në Gjirokastër. Sipas njoftimit paraprak të Policia e Shtetit, rreth orës 09:40, dyshohet se për shkak të konflikteve të vazhdueshme për motive pronësie, shtetasi Astrit Çani, 93 vjeç, ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin Pëllumb Çani, 61 vjeç. I dëmtuari është transportuar në spital dhe, sipas burimeve policore, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Autori i dyshuar është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër për veprime të mëtejshme procedurale. Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar arma e zjarrit tip kallashnikov që dyshohet se është përdorur në ngjarje. Grupi hetimor ndodhet në terren dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit. Njoftimi i...
Burimi:
syri.net