Gjendet pa jetë 81-vjeçari italian në një hotel në Durrës
Një 81-vjeçar Italian ëashtë gjetur pa shenja jetë mëngjesin e kësaj të shtune në një hotel në qytetin e Durrësit. Sipas policisë, shtetasi me inicialet G. P., është gjetur I pajetë rreth orës 10 të mëngjesit, ndërkohë që nga shqyrtimi paraprak i trupit nuk janë konstatuar dëmtime të jashtme që mund të kenë shkaktuar vdekjen. Trupi i pajetë është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore, me qëllim përcaktimin e shkakut të saktë të vdekjes. Materialet procedurale për këtë rast janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.
Burimi:
opinion.al