Gjendet i pajetë trupi i një 25-vjeçari shqiptar, dyshohet se është qëlluar me plumb në kokë

Gjendet i pajetë trupi i një 25-vjeçari shqiptar, dyshohet se është qëlluar me plumb në kokë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. Një 25-vjeçar shqiptar, banues në Santa Vittoria d’Alba është gjetur i pajetë. Zbulimi makabër u bë nga një shofer kalimtar, i cili ngriti alarmin dhe njoftoi policinë. Mediat italiane shkruajnë se autoritetet nuk konfirmojnë, por ai u vra nga të shtëna me armë në kokë. Trupi i tij u gjet pjesërisht i mbuluar me rërë. Viktima, me origjinë shqiptare, jetonte në zonën e Alba dhe nuk kishte precedentë penalë. Trupi u vendos në morgun e spitalit Verduno, në pritje të një ekzaminimi të urdhëruar nga autoritetet gjyqësore. Zyra e Prokurorit Publik të Astit ka hapur një hetim për këtë çështje. Hetimet për ngjarjen kryhen nga karabinierët dhe njësia hetimore e komandës krahinore të Cuneos me koordinimin e prokurores Sara...