Gjendet i pajetë në përrua një burrë në Librazhd

Gjendet i pajetë në përrua një burrë në Librazhd

Kronikë E Mërkurë, 18 Shkurt 2026 14:59 Një 49-vjeçar është gjetur i pajetë në një përrua në fshatin Librazhd Katund, në bashkinë e Librazhd. Sipas informacionit paraprak të policisë, pa shenja jete është gjetur shtetasi me inicialet S. H., 49 vjeç. Dyshohet se ai ka rënë aksidentalisht në përrua dhe për pasojë është mbytur. Nga deklarimet e familjarëve mësohet se 49-vjeçari ishte larguar nga banesa pasditen e djeshme dhe vuante nga probleme të shëndetit mendor. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.