Gjendet e pajetë në banesë e moshuara në Korçë

Gjendet e pajetë në banesë e moshuara në Korçë

Kronikë E Martë, 30 Dhjetor 2025 14:47 Gjendet e pajetë në banesë një e moshuar në lagjen 12 të qytetit. Mësohet se kanë qenë fqinjët ata që kanë njoftuar policinë, pasi nuk kanë marrë përgjigje nga e moshuara. 84-vjeçarja u gjet pa shenja jete pasi shërbimi zjarrfikës bëri hapjen e derës së banesës. Sipas informacioneve, e moshuara jetonte e vetme. Ky nuk është rasti i parë kur të moshuar që jetojnë vetëm humbin jetën në banesë në qytetin e Korçës. Policia po kryen veprimet procedurale lidhur me rastin.