Gjashtë muaj hetime, policia e Fierit arreston 31-vjeçarin për shpërndarje droge
Policia e Fierit një 31-vjeçar që shiste lëndë narkotike në doza në këtë qytet. Në operacionin e koduar “Target”, pas një hetimi 6-mujor me metoda speciale, u vu në pranga Frans Begaj. “Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, pas informacioneve të siguruara nga hetimi 6-mujor me metoda proaktive, për një shtetas që shpërndante lëndë të dyshuar narkotike kanabis në qytet, kanë organizuar punën për lokalizimin e tij dhe vënien në pranga. Si rezultat i operacionit policor të koduar “Target”, u kap dhe u vu në pranga shtetasi F. B., 31 vjeç, banues në Fier. Ky shtetas siguronte lëndën narkotike, e ndante në doza dhe më pas e shpërndante në qytetin e Fierit”, njofton policia e Fierit. Gjatë momentit të kapjes dhe kontrollit të...
Burimi:
javanews.al