Gjashtë grabitje brenda dy ditëve, arrestohet 43-vjeçari në Tiranë
Zbardhen 6 raste të vjedhjes/tentativës për vjedhje, të dyshuara të kryera nga një 43-vjeçar, gjatë 2 ditëve të fundit dhe gjatë vitit 2025. Kapet dhe vihet në pranga 43-vjeçari, i dënuar më parë për vjedhje. Sekuestrohen një shumë parash e dyshuar e vjedhur, veshje që dyshohet se ka përdorur 43-vjeçari, gjatë kryerjes së vjedhjeve, dhe sende të forta që ai përdorte për hapjen e dyerve. Në vijim të punës për zbardhjen e rasteve të vjedhjes së pronës/pasurisë, identifikimin e autorëve, kapjen dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 4, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Objektivi”, si rezultat i të cilit u identifikua, u kap dhe u vu...
Burimi:
opinion.al