Gënjeu në formularin e vetëdeklarimit, Prokuroria çon në gjyq anëtarin e Këshillit Bashkiak të Lushnjës
Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim anëtarin e Këshilli Bashkiak Lushnjë, Armelin Meta, i akuzuar për falsifikim pasi dyshohet se ka deklaruar të dhëna të rreme në formularin e vetëdeklarimit. Sipas hetimeve, Meta ka plotësuar në vitin 2023 formularin e vetëdeklarimit në kuadër të ligjit për dekriminalizimin, duke deklaruar se nuk kishte qenë ndonjëherë i ndaluar apo arrestuar nga organet ligjzbatuese dhe se ndaj tij nuk ishte vendosur ndonjë masë sigurie personale. Megjithatë, nga verifikimet e kryera nga organi i akuzës ka rezultuar se ai kishte qenë më parë i ndaluar dhe ndaj tij ishte caktuar masa e sigurisë “arrest në burg”, për të cilën kishte qëndruar rreth pesë muaj në paraburgim. Sipas dosjes hetimore, më 15 shkurt 2006 Prokuroria...
Burimi:
javanews.al